Elez Elezi, vëllai i dëshmorit të kombit Imri Elezi, në emisionin “Dialog te Lajmi”, të autorit Sefer Tahiri, ka rrëfyer për edukimin atdhetar në familjen e tij dhe rolin e prindërve në kultivimin e dashurisë për atdheun. Me theks të veçantë, ai ka folur për figurën e nënës, të cilën e përshkruan si një intelektuale të vërtetë, që i edukoi fëmijët me dashurinë për dijen, librin dhe atdheun.
Elez Elezi: Dashuria ndaj atdheut ka qenë promotore e të gjitha çështjeve kombëtare dhe na ka udhëzuar e frymëzuar neve që ta duam atdheun, të jemi atdhedashës dhe të punojmë shumë për atdheun. Por këtu nuk duhet të anashkalohet edhe kontributi i nënës. Nëna kishte vetëm shkollimin fillor, por ajo ka qenë një intelektuale e vërtetë. Na ka edukuar në çdo lëmi, në çdo lëndë. Kemi pasur përkrahje në arsim, duke filluar nga arsimi fillor e deri tek ai i mesëm. Ka qenë e pamundur që një libër, një roman apo diçka tjetër të futej në shtëpinë tonë pa u lexuar nga nëna jonë. Nëna ka vazhduar me leximin e literaturës deri në fund të jetës së saj. Babai ka qenë shtyllë, por ka qenë pak më i angazhuar me sfidat e asaj kohe, me mirëmbajtjen dhe sigurimin ekonomik të familjes sonë.
Sefer Tahiri: Për mbijetesën e familjes!
Elez Elezi: Mbijetesën, konkretisht mbijetesën e familjes sonë.
Sefer Tahiri: Kolegu im, Sevdail Demiri, me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së vëllait tuaj, Enver Elezit, në Armatën Popullore të ish-Jugosllavisë, në punimin e tij, të cilin e prezantoi në Akademinë Përkujtimore në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup…



