Zgjedhja e Berishës, Meta: Vota duhet respektuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka komentuar shkurt zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Ai nga Juniku ka thënë se duhet respektuar vota.

Ai ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke thënë se i përmbush të gjitha standardet për të qenë pjesë e kësaj organizate.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë duke punuar që të kenë votat e mjaftueshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Presidenti i Shqipërisë ka qëndruar në Junik ku ka marrë pjesë në 110-vjetorin e Kuvendit të Junikut.