Kriza e ushqimit mund të përkeqësohet

Bota po përballet me një krizë të madhe ushqimore, sipas kreut të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley.

Beasley shpjegoi se aktualisht bota po përballet me një problem të çmimit të ushqimit, por mungesa e ushqimit është një çështje tjetër shumë më delikate. Ai shtoi se nëse porti i Odesës në Ukrainë nuk hapet kriza ushqimore do të përkeqësohet.

Ka 49 milionë njerëz në 43 vende që janë të uritur dhe bota do të përballet me urinë, destabilizimin dhe emigracionin masiv nëse nuk e kalojmë problemin, tha ai duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos.