Zëvendësministri Bajraktar i mori autorizimet dhe përgjegjësitë në MPPS

Gjonul Bajraktar, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, me konkluzion të Qeverisë i kа mаrrë autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

“Në seancën e 10-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli konluzion me të cilin konstatohet se janë kijjuar kushtet nga neni 48, paragrafi 2, nga Ligji për organizim dhe punë të organeve të administrates shtetërore dhe nga këto arsye Gjonul Bajraktar, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, i merr autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale”, thuhet në kumtesën nga pres-shërbimi qeveritar.

Uikendin e kaluar, para shpërbërjes së Kuvendit, u shkarkua ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi, me propozim të kryeministrit Oliver Spasovski, pasi që ajo u paraqit në konferencë në MPPS para tabelës me emrin “Republika e Maqedonisë”. Me këtë, siç elaboroi Spasovski, janë shkelur ligjet të cilët e rregullojnë emrin kushtetues të vendit. Spasovski dërgoi kërkesë deri tek VMRO-DPMNE-ja opozitare të propozojë kandidat tjetër për funksionin ministror, por kjo nuk ndodhi.