I strukur në një cep dhe nën strehë të një dyqani të mbyllur, piktorin Imer Bajrami, e takuam duke pikturuar rrugët më kalldrëm të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.
Pikturat e tij kanë udhëtuar nëpër shtete të ndryshme dhe janë të varura në muret e shumë personave të famshëm.
”Jam prej viteve 80 këtu dhe kjo nuk do të thotë se dal të fitoj por dal për realizim të ëndrrës të shërbej ndonjë turist që të ketë ndonjë pikturë të ndonjë pjese të arkitekturës së çarshisë apo ta ketë për dhuratë për ndonjë tjetër qoftë në Gjermani apo në Amerikë. Unë jam në punë shtetërore dhe kjo është që e bëj me kënaqësi e jo që do fitoj pasi nuk besoj që keni dëgjuar se ndonjë piktor është pasuruar.” tha Imer Bajrami, piktor.
Artistët e rrugës janë gjithnjë e më të rrallë në vendin tonë ndërsa piktori Imer Bajrami dërgon edhe porosinë e tij për të rinjtë që të shprehin talentin e tyre qoftë edhe të mësojnë komunikimin duke ndihmuar turistët që ata të zbulojnë vendet më të bukura të çarshisë.
“Nuk do të thotë të përqendrohen vetëm në pikturë por të bëjnë ndonjë aktivitet tjetër sepse çarshia është enigmë dhe ka shumë pjesë që nuk i njohin as turistët po as edhe të vendit. Këtu kanë kaluar shumë shkrimtarë e politikan dhe janë frymëzuar edhe shumë botues të librave nga pjesa e çarshisë.” tha Imer Bajrami, piktor.
Piktori Imer Bajrami prej shumë vitesh ligjëron lëndën e artit në Gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup. Sa i përket artistëve të rrugës në Maqedoninë e Veriut, për përformanca më të mëdha ose të organizuara duhet të kërkohet leje nga komuna./Alsat.mk.





