Vatra zjarresh po përhapen me shpejtësi në Malësinë e Sharrit

Para pak çastesh është përhapur zjarr malësinë e Sharrit, në territorin e komunës së Bogovinës. Ky është zjarri i dytë që po përhapet pasditen e sotme. Nga NJTKZ e Tetovës për Alsat janë shprehur se zjarri i përhapur ka kapluar një sipërfaqe mbi 4 000 metra katror, por shkaku i terrenit të pa arritshëm, njësia kundër zjarrit në Tetovë e ka të pamundur të intervenojë. Sipas informatave të para, në vend ngjarje kanë dale ekipe edhe të policisë dhe të komunës së Bogovinës, ndërsa po bisedohet për zjarr-vënie të qëllimshme. Pritet që orëve në vazhdim të intervenohet për shuarjen e tij me avionët për shuarje të zjarrit, me qëllim të parandalimit të ndonjë katastrofe më të madhe.