Zëvendëskryeministri Bytyqi në vetizolim për shkak të kontaktit me një person pozitiv me koronavirus

Zëvendëskryeministri i ngarkuar me çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk se në ditët në vijim do të shkojë në vetizolim për shkak të kontaktit me një person pozitiv me koronavirus.

– Advertisement –

“Kushtet aktuale të jetesës për të gjithë ne janë të ndryshueshme dhe të paparashikueshme, koronavirusi imponon përshtatje të shpejtë me kushtet e reja. Kjo do të thotë kthim në punën dhe jetesën normale të përditshme, natyrisht duke respektuar të gjitha masat për mbrojtjen dhe parandalimin, por edhe përgjegjësinë për veten dhe njerëzit përreth nesh dhe respektimin e udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik për izolimin dhe testimin kur kemi pasur kontakt, gjë që mund të na vërë në rrezik. Për shkak të kontaktit me një person pozitiv, në ditët e ardhshme unë hyj në vetizolim, pas së cilës do të bëj test. Për momentin nuk kam asnjë simptomë dhe ndihem shkëlqyeshëm”, ka shkruar Bytyqi.

– Advertisement –

Kjo, shton ai, ndryshon detyrimet dhe planet e mia të përditshme që kam pasur për ditët në vijim, kërkoj falje për të gjitha anulimet e vizitave, mbledhjeve dhe takimeve të planifikuara.

– Advertisement –

“Shëndeti dhe siguria e atyre përreth meje, familjes, ekipit dhe bashkëpunëtorëve është prioritet. Jini shëndosh e mirë dhe kjo do të kalojë”, shkroi zëvendëskryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.