Koronavirusi, 438 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2 306 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 438 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, ndërsa janë shëruar 191 persona.