Ministri Boçvarski në takim me ambasadoren amerikane Bërnz

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski realizoi takim me ambasadoren amerikane Kejt Mari Bërnz, me të cilën ka biseduar për përparësitë strategjike të Ministrisë dhe për projektet kapitale që po zbatohen në vend.

– Advertisement –

Theks i veçantë është vendosur në kompletimin dhe modernizimin e Korridorit 8 rrugor dhe hekurudhor, si kyç për zhvillimin e vendit, por edhe për të gjithë rajonin. Është biseduar edhe për projektet për zbatimin e Sistemit inteligjent të transportit dhe krijimin e Agjencisë për sigurinë e trafikut, si pjesë e Strategjisë kombëtare të transportit 2018-2030.

– Advertisement –

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë strategjik dhe mbështetja e tyre ka rëndësi të madhe për vendin tonë. Ne biseduam me ambasadoren Bërnz për realizimin e investimeve kapitale për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridoreve panevropiane 8 dhe 10 dhe procesin e gazifikimit të vendit. Diskutuam për rëndësinë e investimeve të reja të huaja dhe pjesëmarrjen e ndërmarrjeve amerikane të ndërtimit në thirrjet publike ndërkombëtare për projektet infrastrukturore që i realizojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Boçvarski.

– Advertisement –

Në takim, Boçvarski gjithashtu i prezantoi masat ekonomike që Qeveria i ndërmerr për të zbutur pasojat e krizës Kovid dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që SHBA-ja ia jep vendit.

– Advertisement –