Zelensky zbulon detyrat e ushtarëve ukrainas për sot

In this handout photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy speaks during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Jan. 28, 2022. High-stakes diplomacy continued on Friday in a bid to avert a war in Eastern Europe. The urgent efforts come as 100,000 Russian troops are massed near Ukraine's border and the Biden administration worries that Russian President Vladimir Putin will mount some sort of invasion within weeks. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se detyra kryesore e kësaj dite është që ushtarët ta çojnë autokolonën humanitare që po udhëton drejt qytetit të rrethuar të Mariupolit në destinacion, raporton CNN.

“Karvani ynë humanitar është dy orë larg Mariupolit, vetëm 80 kilometra larg”, tha ai në një mesazh të shkurtër në Instagram.

“Ne po bëjmë gjithçka për ta kapërcyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e kishës ortodokse, të cilët po shoqërojnë autokolonën me ushqime, ujë, ilaçe… Ukraina ka furnizuar 100 tonë, nevojat bazë për qytetarët e saj,” shtoi ai.

Kolona u nis të shtunën nga qyteti Zaporizhzia. Mariupol është nën rrethim për më shumë se një javë, raporton express. Pjesa më e madhe e qytetit është pa energji elektrike dhe ujë.

Zelensky tha se pas 18 ditësh luftë, “Rusia ka humbur mijëra automjete ushtarake, 74 avionë dhe 86 helikopterë”.

/abcnews.al