A kishte pëlqim ndaj Donaldit? Përgjigjet Beniada

Donaldi dhe Beniada, janë dy ish banorët që brenda shtëpisë së “BBV” kanë pasur raporte jashtëzakonisht të mira.

U përfol shumë që mes tyre mund të ketë edhe një flirt, por kjo gjë u mohua nga të dy, shkruan lajmi.net.

Në emisionin “E Diell”, Beniada u pyet rreth raportit të saj me Donaldin.

Sipas saj, Donaldin e vlerëson dhe e pëlqen si njeri por jo më shumë.

Gjithashtu ajo shtoi se nuk e njihte më herët Donaldin dhe nuk dinte asgjë për jetën e tij private.

“Asnjë nuk më pëlqente fizikisht nga çunat. Disa veta kanë menduar se kam pëlqyer Donaldin. Unë nuk e njihja dhe nuk dija asgjë për lidhjen e tij. Po ta pëlqeja do e thoja se nuk e kam problem. Do isha hedhur. Kisha simpati nga ana njerëzore, e shihja si një vëlla.”, tha ajo.

E duket se mosha ka qenë një nga arsyet se përse Beniada nuk ka patur pëlqim për Donaldin, pasi tregoi se partnerin e saj e do më të madh.

Madje u shpreh se krah saj do dikë të thjeshtë dhe të varfër.

“Mosha për mua ka qenë faktor. E shikoj veten me një person pak më të madh se vetja. Dua një djalë të thjeshtë, fukara që ta mbaj unë.”, u shpreh Beniada duke shkaktuar të qeshura.