Zelensky u bën thirrje liderëve perëndimorë: Bëni presion për paqe ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar liderëve perëndimorë që të bëjnë presion ndaj Rusisë për paqe duke përdorur “të gjitha mjetet” e nevojshme, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Zelensky tha se duhej të kishte “shtrëngim të prekshëm të Rusisë”, e cila po kërkon “të shkatërrojë Ukrainën dhe të vazhdojë përpara”.

Ndryshe, Zelensky ka thënë prej kohësh se nuk do të negociojë drejtpërdrejt me Rusinë derisa forcat e Moskës të largohen nga i gjithë territori ukrainas, përfshirë Krimenë.