Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Ukraina po përballet me një fazë të re të një lufte të përgjithshme ruse, tha presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një takimi me rojet kufitare në rajonin Khmelnytskyi.

Kirill Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës (HUR), tha më herët se Ukraina duhet të presë një sulm të ri rus në fund të pranverës ose në fillim të verës ndërsa se sulmi do të intensifikohej rreth rajonit lindor të Donbasit.

“Okupatori tani po përgatitet të zgjerojë sulmin. Dhe të gjithë ne – ukrainasit, ushtarët, shteti, partnerët – duhet të bëjmë gjithçka për të prishur planin e Rusisë”, tha Zelensky.

Chasiv Yar, qytet në rajonin e Donetsk, mbetet një nga objektivat kryesore të Rusisë pasi mund të lehtësojë përparimet e mëtejshme drejt qyteteve të afërta Kostiantnivka, Kramatorsk dhe Slovyansk, tha Oleksandr Pavlyuk, komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës.

“Rusia synon të pushtojë plotësisht rajonet Donetsk, Luhansk dhe, nëse është e mundur, Zaporozhzhian në vitin 2024”, shtoi ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur sulmin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.