Zelensky thotë se do ta mirëpriste një takim mes Ukrainës dhe Kinës

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses a joint meeting of Congress on Capitol Hill in Washington, Wednesday, Dec. 21, 2022. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të mirëpriste një takim midis Ukrainës dhe Kinës, pavarësisht se nuk sheh asnjë shenjë të një plani paqeje nga Kina.

Zelensky këtë koment e bëri gjatë një konference të përbashkët në Kiev me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, Sanchez është lideri i fundit që viziton Ukrainën para përvjetorit të luftës, pas udhëtimit të papritur të presidentit amerikan, Joe Biden, të hënën dhe vizitës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni të martën.