Zelensky rikujton terrorin e 12 muajve në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reflektuar për këto 12 muaj gjendjen e Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus.
Në faqen e tij në Telegram, ai postoi imazhe të ndryshme që tregojnë impaktin e luftës, për të cilat thotë se “kujtime si këto lënë plagë të thella në zemër dhe shpirt”.
“Ato na kujtojnë për rrugën, të cilën kemi kaluar nga Shkurti në Shkurt. Kemi tejkaluar shumë pengesa dhe nuk do të dështojmë”, thotë mesazhi i presidentit ukrainas, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
“Do të mbajnë llogari të gjithë që sollën djallin, këtë luftë në tokën tonë. I gjithë terrori, të gjitha vrasjet, të gjitha torturat, të gjitha plaçkitjet.
Rusia ka zgjedhur rrugën e vrasësit. Rrugën e terroristit. Rrugën e torturuesit. Rrugën e plaçkitësit. Kjo është gjendja e zgjedhjes së Rusisë, dhe do të ketë përgjegjësi për kryerjen e terrorit”.