Zelensky shpalos planet për të zgjeruar industrinë e brendshme të mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shpalosur planet për të zgjeruar industrinë e brendshme të mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas tij, kjo do të ndodh përmes partneriteteve me prodhuesit perëndimorë të armëve, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Ukraina është në një fazë të tillë ku shumë e rëndësishme për të shkuar përpara pa u tërhequr. Rezultatet nga vija e frontit nevojiten çdo ditë. Ne jemi të interesuar në lokalizimin e prodhimit të pajisjeve të nevojshme për mbrojtjen tonë dhe secilit prej atyre sistemeve të avancuara të mbrojtjes që përdoren nga ushtarët tanë, duke i dhënë Ukrainës rezultatet më të mira në front sot”, është shprehur ai.