Zelensky: Rusia po planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka.

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të gjithëve për mobilizim, në mënyrë që, siç u shpreh ai të parandalohet fatkeqësia.

“Sipas informacioneve tona Kakhovka është minuar nga terroristët rusë. Tani e gjithë në botë duhet të veprojnë fuqishëm dhe shpejt për të parandaluar një sulm të ri terrorist rus. Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë të shkallës së gjerë”, tha ai.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Zvicrës që të mos qëndrojë neutrale në konflikt, pas bisedimeve me Presidentin e Zvicrës, i cili vizitoi Kievin, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e kompensimit për dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga terrori rus. Jam mirënjohës që asetet ruse me vlerë 6.5 miliardë dollarë tashmë janë ngrirë. Kjo punë duhet të vazhdojë. Dhe kjo është diçka në të cilën edhe Zvicra nuk duhet të qëndrojë moralisht neutrale. Mundësitë e Zvicrës për të ndihmuar me dixhitalizimin në Ukrainë dhe restaurimin e sistemeve të telekomunikacionit në territoret e çliruara u diskutuan veçmas dhe në mënyrë thelbësore”, u shpreh tutje ai.