Tragjedi në Florida: 9 të vdekur nga rrëzimi i një avioni privat

Nëntë persona humbën jetën pasi një avion privat i tipit „Learjet 60“ u rrëzua në një zonë të banuar pranë Cresthaven, në shtetin amerikan të Floridës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:50 sipas kohës lokale. Të gjithë personat që ndodheshin në avion humbën jetën, konfirmoi Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA).

Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt aeroportit North Eleuthera në Bahamas.

Ministri amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen si një „tragjedi të tmerrshme“. Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në rrëzimin e avionit.