Justin Timberlake dhe Jessica Biel shënojnë 10 vjetorin e martesës

Këngëtari Justin Timberlake dhe gruaja e tij, aktorja Jessica Biel, kanë shënuar sot 10 vjetorin e martesës së tyre.

Dyshja u sigurua që të ndajnë me ndjekësit disa imazhe nga romanca e tyre ndër vite bashkëngjitur me dedikime të ëmbla për njëri-tjetrin, njofton Klankosova.tv.

“10 vite nuk mjaftojnë. Ti çdo ditë më bën një burrë dhe baba më të mirë! Të dua shumë, njeri i bukur”, ka shkruar, pos tjerash, ylli i hitit “Cry me a river”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake)

Në anën tjetër, edhe aktorja e filmit “The Illusionist” kishte disa fjalë për bashkëshortin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessica Biel (@jessicabiel)

“Të jem e martuar me ty është aventura e jetës”, shkroi ajo mbi imazhet e ndara me më shumë se 12 milionë ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit.

Në janar të vitit 2007, Biel filloi të takohej me Timberlake. Ata u fejuan në dhjetor të vitit 2011 dhe u martuan më 19 tetor të vitit 2012, me një dasmë unike të mbajtur në Itali.

Biel dhe Timberlake kanë dy djem së bashku: një i lindur në prill të vitit 2015 dhe një tjetër i lindur në korrik të vitit 2020.

LAJME TË