Zelensky: Putin po luan blofin për armët nukleare, është tjetër të bësh vetëvrasje

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy gestures while speaking to the media during a news conference in Kyiv, Ukraine, Friday, Nov. 26, 2021. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se kërcënimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me armë nukleare janë vetëm blof. Sipas Zelenskyt, Putin vepron në këtë mënyra pasi asgjë tjetër nuk po i funksionon.

“Mendoj se kërcënimet me armë nukleare janë blof. Është një gjë të jesh vrasës dhe një tjetër të bësh vetëvrasje”, ka thënë Zelensky sot në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur një ndalim total në SHBA mbi importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit për t’i dhënë një “goditje të fuqishme” Vladimir Putinit. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 2.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur nisi lufta. Moska ka njoftuar të tjera armëpushime humanitare për qytete të ndryshme duke përfshirë Kievin dhe Mariupolin. Një korridor humanitar që u hap të martën do të vazhdojë edhe të mërkurën ka thënë guvernatori i Sumy-t.