“Ndejë për qejfi”, Shtabi i UÇK-së mblidhet në një odë në Drenicë

Disa nga komandantët e UÇK-së janë mbledhur për qejfi në një odë në Drenicë, ku nuk mungoi as muzika me çiftelia.

Sami Lushtaku, Agim Çeku, Sylejman Selemi, Daut Haradinaj, Fadil Nura edhe shumë të tjerë shihen në një fotografi të postuar në rrjetin social Facebook nga Sami Lushtaku.

“Ndejë për qejfi me miq e bashkëluftëtarë në Abri të Drenicës!”, shkroi Lushtaku në Facebook.