17 të plagosur në sulmin ajror në spitalin e Mariupolit, në mesin e tyre edhe gra duke lindur

17 persona kanë mbetur të plagosur në sulmin ajror që u bë në spitalin e Mariupolit, në jug të Ukrainës.

Guvernatori rajonal i Mariupolit tha se në mesin e të plagosurve ka edhe gra shtatzëna në sulmin shkatërrues ajror këtë pasdite, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti ukrainas tha më herët se fëmijët ishin të bllokuar nën rrënoja, teksa për momentin është e paqartë nëse ka pasur viktima.