Zelensky i mbijeton tre tentativave për vrasje

Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, raporton GazetaBlic.

Gjatë kësaj jave kur filluan shpërthimet në disa qytete të Ukrainës, dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri.

Në anën tjetër, në mediat e huaja po raportohet se presidenti ukrainas Zelensky u ka mbijetuar tre tentativave për vrasje në javën e kaluar.

“Presidenti i Ukrainës Zelensky u ka mbijetuar tre tentativave për vrasje në javën e kaluar”, shkruan The Times.