U përpoq të grabisë në kishën që po ndërtohet, arrestohet 20-vjeçari!

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje, në ora 14:00, në bulevardin “Asnom” në Shkup është arrestuar N.D.(20) nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur teksa përpiqej të kryente grabitje në kishën në ndërtim, transmeton TV21.

“Tek ai janë gjetur dhe marrë mjetet që lidhen me veprën penale. Ai është arrestuar në stacion policor dhe me të kryer bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron më tej në njoftimin e MPB-së.