Zelensky, Evropës: Nëse ne biem, do të bini edhe ju

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar të gjithë ata që u solidarizuan me Ukrainën, pas pushtimit rus.

Zelensky iu drejtua popullit të tij, ku tha se “të gjithë jemi ushtarakë. Disa prej nesh janë ushtarakë që i shërbejnë vendit tonë në ushtri, të tjerët po shërbejnë si mjekë e të tjerë po punojnë për t’i mbrojtur familjet e fëmijët e tyre”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai i tha Evropës se nëse Ukraina do të bie, atëherë edhe ata [Evropa] do të bie, teksa bëri një minutë heshtje për të rënët dhe u bëri thirrje evropianëve që të dalin nëpër rrugë e ta mbështesin Ukrainën.

“Përkrahni luftën tonë, sepse nëse Ukraina nuk do të qëndrojë, as Evropa s’do të qëndrojë. Nëse ne do të biem, do të bini edhe ju. Të gjithë ju sot jeni ukrainas”, është shprehur Zelensky, transmeton Klankosova.tv.