Rendevski për grevën e mjekëve amë: Ka klimë pozitive për zgjidhjen e problemit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë që nuk përjashtohet si mundësi që të vendosen sanksione të energjisë ndaj Rusisë, porse ka shtuar se nuk është në interesin amerikan që ta ndërpresë furnizimin global me energji.

“Asgjë nuk përjashtohet si opsion”, ka thënë Blinken në Bruksel.

Mirëpo, sipas tij, kjo nuk u konvenon sepse do të çonte në rritjen e çmimeve të naftës.

“Ne kemi interes që ta degradojmë energjinë e Rusisë,” ka thënë ai, me synimin që të zvogëlohet varësia në naftën ruse në afat të gjatë.

“Stabiliteti në Evropë është në rrezik dhe rendi i bazuar në rregullat ndërkombëtare po testohet”.

Ai po ashtu e kritikoi Kremlinin që sot rrezikoi të shkaktojë një incident bërthamor.