Zelensky do të flasë në Samitin e G7-s të dielën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet përmes video-lidhjes Samitit të G7 këtë të diel, ka bërë të ditur qeveria gjermane.

“8 Maji është datë historike që shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila shkaktoi terror, shkatërrim dhe vdekje në kontinent”, ka thënë një zëdhënëse gjatë një konference për media, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Me situatën aktuale në Ukrainë, “kohezioni i G7 është më i rëndësishëm se kurrë,” shtoi ajo.

Ndryshe Gjermania mban presidencën e G7-s këtë vit.