Von der Leyen: Rusia nuk është më partner i besueshëm

European Commission President Ursula von der Leyen speaks to press as she welcomes US Secretary of State (unseen) ahead of a meeting in Brussels on March 4, 2022. - NATO rejected on March 4, 2022 pleas from Ukraine to impose a no-fly zone to halt Russia's bombing, but Western allies said they were eyeing more sanctions on Moscow as it presses on with its war. Foreign ministers held emergency meetings at NATO and the European Union in Brussels, on the ninth day of Russian President Vladimir Putin's invasion of his pro-Western neighbour that has upended the global order. (Photo by YVES HERMAN / POOL / AFP) (Photo by YVES HERMAN/POOL/AFP via Getty Images)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të kësaj jave nuk do të ishte e lehtë, por se sipas saj BE-ja nuk mund të “transferojë para në Rusi në afat të gjatë, duke pasur parasysh vlerat e saj”.

Ajo tha gjithashtu se BE-ja duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm.

Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten në bisedimet që pritet të shkojnë në fundjavë për të negociuar një paketë të propozuar sanksionesh të BE-së kundër Rusisë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Lufta e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë dhe sanksionet e nevojshme të ndërmarra nga BE ishin më shumë se një test stresi për ekonominë tonë”, u shpreh von der Leyen.

E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të vendosur nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukrainës të vendoste se si të negociojë me Rusinë për të arritur një armëpushim.