Zelensky bisedon në telefon me Michel për rritjen e mbështetjes financiare ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenzsky, ka biseduar në telefon me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Zelensky, me anë të një cicërime në rrjetin social Twitter, ka theksuar telefonata është në kuadër të bisedimeve të rregullta që ka tani me ndërkombëtarët.

“Me presidentin e Këshillit Evropian diskutuam për çështjen e rritjes së mbështetjes financiare për Ukrainën dhe për presionin e sanksioneve ndaj agresorit. Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të mëtejshëm të negociatave për anëtarësimin në BE”,ka shkruar Zelensky, transmeton Klankosova.tv.