Instagrami bllokohet në Rusi

Qasja në Instagram në Rusi është kufizuar për shumë përdorues. Qeveria njoftoi qytetarët më herët gjatë ditës se shërbimi nuk do të jetë i disponueshëm pas vendimit të rregullatori të internetit, Roskomnadzor.

Vendimi vjen pasi Meta, kompania mëmë e Instagramit, i ka lejuar përdoruesit në Ukrainë të postojnë mesazhe anti-ruse si “vdekje pushtuesve rusë”.

Një mesazh me email nga rregullatori shtetëror i komunikimit u tha përdoruesve që të fshini fotot dhe videot e tyre nga Instagram para se të mbyllej dhe i inkurajoi ata të kalonin në “platformat konkurruese të internetit” të Rusisë.

Masa të ngjashme janë marrë edhe kundër Twitter-it dhe Facebook-ut, raporton Guardian, përcjell Klankosova.tv.