Zelensky arrin në takimin e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Bruksel për takime me ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, në një përpjekje për të mbledhur mbështetje shtesë për luftën kundër Rusisë.

Zelensky tha në selinë e NATO-s në Bruksel se është e rëndësishme që Kievi të marrë sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë njerëzit, rrjetin e energjisë dhe furnizimin me grurë nga sulmet ruse.

Me vlerësimin se dimri do të jetë një sfidë e madhe për Ukrainën, Zelensky tha se do të ketë mundësinë të bisedojë me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës, samiti dyditor i të cilëve filloi sot në Bruksel.

“Do të flasim për shtypjen e Rusisë dhe përfundimin e luftës”, tha Zelensky me mesazhin: “është e rëndësishme të mos jesh vetëm”.

Zelensky tha se është e rëndësishme t’u ofrohet mbështetje njerëzve që janë viktima të sulmeve terroriste në Izrael.

 

SHBA po pret një takim të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, duke kërkuar më shumë armë dhe municion për Kievin.

 

Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere presin të zbulojnë se çfarë pajisje ushtarake i duhen Ukrainës.