Zelensky: Anëtarësimi në BE është e ardhmja që ka zgjedhur Ukraina

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se anëtarësimi në BE është “zgjedhja e Ukrainës për vizionin tonë të së ardhmes”, sipas CNN.

“Sot ose nesër, ne kemi një shans të madh për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE,” tha Zelensky. “Ukraina ka bërë zgjedhjen e saj, një të ardhme më afër Bashkimit Europian dhe së shpejti ne do të jemi pjesë e asaj familjeje.

Ne kemi sakrifikuar shumë për këtë,” tha ai. “Por më e rëndësishmja, kjo është zgjedhja jonë — zgjedhja e vizionit tonë të së ardhmes.”

Zelensky tha se pas përfundimit të luftës, Ukraina do të fokusohet në “ndërtimin e një shteti europian që do të jetë pjesë e BE-së”, por kërcënimi nga Rusia do të mbetet.

“Ne do ta kuptojmë shumë qartë se fqinji ynë është Rusia dhe se Rusia, edhe nëse e fitojmë luftën, pas 10 apo 20 vitesh Rusia mund të na sulmojë përsëri. Nuk them se kjo do të ndodhë, por ka një mundësi.”

Zelensky tha se zhvillimi i institucioneve të sigurisë të Ukrainës do të jetë një pjesë e rëndësishme e procesit të rindërtimit. “Siguria në të gjitha hapësirat publike, duke filluar nga kufijtë e vendit tonë deri në qendër,” tha ai.

“Ne kemi përgatitur shumë projektligje, shumë reforma”, shtoi ai.