Zelenksyy u drejtohet senatorëve amerikan: Mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë

Në një fjalim drejtuar ukrainasve të dielën në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy vlerësoi format e shumta të rezistencës që njerëzit kanë zgjedhur për ta kundërshtuar pushtimin rus dhe e quajti vendin e tij “superfuqi shpirtërore”.Vendi, tha ai, po performon në “maksimumin e mundësive”, me ushtarë që loftojnë, por edhe njerëz të zakonshëm që i mbrojnë qytetet, spitalet dhe repartet e zjarrit. Ai inkurajoi banorët e zonave të pushtuara të protestojnë, nëse është e mundur.Dhjetë ditë pas luftës, tha ai, Ukraina është bashkuar me “miliona njerëz”, raporton The Guardian.
Ndërkohë, Associated Press raportoi se ai u bëri një lutje “të dëshpëruar” ligjvënësve amerikanë dje që Shtetet e Bashkuara ta ndihmojnë për të marrë më shumë avionë luftarakë për ushtrinë e tij.Zelenskiy hapi video-telefonën private me ligjvënësit amerikanë duke u thënë atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që e shohin atë gjallë.“Presidenti Zelenskiy bëri një lutje të dëshpëruar”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.
Ai tha se Zelenskiy dëshiron që SHBA-ja ta lehtësojë transferimin e avionëve nga aleatët e Europës Lindore. “Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar administratën për ta lehtësuar transferimin e tyre”, tha Schumer.SHBA-ja po e shqyrton dërgimin e F-16 të prodhimit amerikan në vendet e ish-bllokut sovjetik në Europën Lindore që tani janë anëtarë të NATO-s. Ata, nga ana tjetër, do t’i dërgonin Ukrainës MiG-ët e tyre të epokës sovjetike, të cilët pilotët ukrainas janë të trajnuar për t’i drejtuar.