Këngëtari shqiptar humbi jetën me të fejuarën pas festës

Dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi pak pas mesnatës së të shtunës në aksin Fushë – Krujë-Milot dhe ku humbën jetën 4 persona nga përplasja e 2 automjeteve.

 

 

Mësohet se kanë humbur jetën Alfred Dika, 39 vjeç, dhe Artan Alushi, 30 vjeç të cilët ishin drejtues të automjeteve që u përfshinë në aksident. Kanë ndërruar jetë edhe dy pasagjerët Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Artan Alushi.

 

 

 

 

E plagosur ka mbetur edhe R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte Alushi. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje ishte se jeta e 16-vjeçares Almeina Karaj dhe këngëtarit të ri Shkumbin Brati u pre në mes, pasi një natë pasi kishin festuar fejesën e tyre. Edhe në rrjetet sociale ata kanë publikuar foto dhe mesazhe dashurie. ©LAPSI.al