Zelanda e Re shënon 13 raste të reja me koronavirus

Zelanda e Re gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 13 raste të tjera me Covid-19, transmeton Anadolu.

Duke u adresuar në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejt nga Auckland, kryeministrja Jacinda Ardern dhe drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield, thanë se të gjitha rastet e reja do të karantinohen.

Të martën, Zelanda e Re regjistroi 4 raste lokale të koronavirusit, të parat pas 102 ditëve, duke e detyruar qytetin Auckland të vendoset në bllokim.

Rastet e fundit, përfshirë fëmijë, janë të lidhur me raste te reja të raportuara gjatë ditës së fundit.

Bloomfield theksoi rëndësinë e transferimit të rasteve në objektet e karantinës.

“Kjo do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes midis anëtarëve të familjes dhe kufizimin e përhapjes në komunitet nga njerëzit që vijnë për vizitë”, shtoi Bloomfield.

Ardern tha se “nuk kishte asnjë provë në këtë fazë që kishte një ngjarje super përhapëse”.

Autoritetet vendosën një bllokim alarmues të nivelit të tretë në Auckland duke filluar nga pasdita e djeshme për të frenuar përhapjen e infeksionit.

“Numrat e fundit treguan seriozitetin e situatës”, tha Ardern, duke shtuar se situata “po trajtohet në mënyrë urgjente, të qenë dhe metodike”.

“Ne e dimë se një kllaster po rritet para se të ngadalësohet”, shtoi ajo.

Zelanda e Re deri më tani ka raportuar 1.589 raste me COVID-19, përfshirë 22 vdekje.

Të martën, Ardern tha se nën nivelin e tretë alarmues, banorët e qytetit Auckland do të qëndrojnë në shtëpi “përveçse nëse janë punonjës të shërbimit thelbësor”.

Pjesa tjetër e vendit do të jenë nën nivelin e dytë alarmues.