Ali Ahmeti me vetë dëshirë të shkojë në opozitë, sepse edhe kjo pak rini do të ikë në Gjermani

Gjyla Çeliku

Madhështia e Ali Ahmetit do të ishte kur ai me iniciativë të tij do të shkonte në opozitë sepse përndryshe edhe kjo pak rini do na iki n’Gjermani!
Populli do ndryshim dhe këtë e ka kuptuar edhe ai pasi apelon për bashkim.
Kur ka dështim, kërkohet bashkim sepse 20 vjet as nuk u dëgjua fjala bashkim dhe bashkëpunim!
Është koha për kuadro shprese dhe ndryshimi, populli i kërkon 12 deputetët me vota të pastërta dhe me shumë dëshirë të votuar.
Me zor shkohet vetëm deri n’koridor dhe koridori duhet ti mbetet BDI-së kësaj radhe në opozitë, sepse edhe në opozitë mund të kontribojë me deputetët e tij.
Zaevi e ndihmoi BDI-në në zgjedhjet lokale, por nuk e ndihmoi vullnetin e popullit shqiptar, ndaj kësaj radhe duhet të vlerësohet vullneti që u shpreh lirshëm dhe do demokraci!
Zoran Zaev ti i je borxh elektoratit shqiptar dhe ndaj duhet të respektosh vullnetin e votës së lirë, pasi me ardhjen tënde ra diktatura te pala maqedonase, por ngeli diktatura te shqiptarë!
Mendo vepro!
Negociatat për një vit kryeministër shqiptar janë për të shpërlarë votën shqiptare me akull dhe për ta ruajtur të njejtën diktaturë. Ne jemi autokton dhe nëse llogaritemi të barabartë nuk bëhet pazare me vitet në mandat por me të drejtat tona dhe pozitën tonë si shtetformues në kushtetutë.