Punime intensive në komunën e Gostivarit, edhe në qytet edhe në fshatra

Punime intensive po zhvillohen për momentin në komunën e Gostivarit, njoftojnë nga kjo komunë. Punimet intensive po zhvillohen paralelisht edhe në pjesën urbane në qytet, por edhe në fshatra, transmeton Gazeta Lajm.

“I gëzuar t’ju njoftoj se punimet për Qendrën rekreativo-sportive rreth lumit Vardar po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe tani më kanë hyrë në fazën e dytë. Kujtojmë se realizimi i këtij projekti kap koston e 250 mijë eurove, nga të cilat 50 mijë euro janë siguruar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe 200 mijë euro nga buxheti i Komunës së Gostivarit.
Është ky një ndër projektet më të mëdha të këtij lloji në rajonin e Pollogut.
Uroj që në një kohë sa më të shkurtër të fillojmë ta gëzojmë këtë qendër që do të shërbejë për relaks, rekreacion dhe sport!”, njoftoi kryetari i komunës, Arben Taravari.

Ndërkohë vazhdojnë punimet për instalimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Çegran, tash më gati se 6 km.