Zekolli: Tjetërsimi i BDI-së nisi duke hequr dorë nga UÇK-ja dhe kombi! (Video)

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Osbe dhe analisti politik, Arsim Zekolli, duke folur në një intervistë për gazetën Lajm ka përshkruar “fazat e tjetërsimit të BDI-së”.

“Me BDI-në në pushtet kemi kaluar disa faza. Faza e parë ka qenë tjetërsimi nga UÇK-ja. Faktikisht, Ali Ahmeti dhe klubi i tij i dorëzuan ushtarët e UÇK-së, kauzën e UÇK-së dhe në fund edhe e pranoi. Pastaj faza e dytë ishte tjetërsimi nga kombi, nga çështja kombëtare. U pranua koncepti qytetar. Kur edhe kjo dështoi, tani vijon edhe tjetërsimi nga ky koncept që ishte me Zoran Zaevin dhe të gjithë. Dhe tani është ai momenti i fundit nga tjetërsimi nga çfarëdo sjellje njerëzore, morali njerëzor, karakteri njerëzor. Kjo është ajo faza e fundit e humbjes së kontaktit me realitetin”, tha Zekolli në një intervistë për gazetën LAJM.