Santiana me deklaratë të fortë për një banore: I pëlqejnë femrat, më ka treguar vetë

Gjatë përgatitjeve për mbrëmjen e Prime, në dhomën e gjumit dhe në prani të Bucit, Albës dhe Besit, Santiana ka shpërndarë një informacion të ndjeshëm që i përket njërës prej banoreve të shtëpisë.

Santiana ka treguar se ka pasur një bisedë intime me Lindën, ku ajo ka pyetur këngëtaren nëse është pjesë e komunitetit LGBT.

Përgjigja e Lindës, sipas Santianës, ka qenë një konfirmim i hapur i orientimit të saj seksual.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë e kam pyet Lindën a je pjesë e komunitetit LGBT,” ka nisur rrëfimin Santiana, për t’u shprehur më pas, “Më ka thanë që ka punë edhe me femra, që i pëlqejnë edhe femrat. Linda vetë më ka tregu mu.”

Santiana shtoi se edhe Shqipja, një tjetër banore, është në dijeni të kësaj çështjeje dhe se ka pasur edhe tensione në lidhje me këtë temë.

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana zbuloi se Shqipja e ka kërcënuar Lindën, duke pretenduar që ajo tashmë e kishte ditur këtë të vërtetë.

Santiana ka bërë të ditur se ajo planifikon të flasë për këtë çështje gjatë spektaklit të sontëm të Prime.