Zekolli: Nëse nuk ka debat Sela – Ahmeti, mediat ta bojkotojnë BDI-në

Ish Ambasadori dhe analisti politik, Arsim Zekolli ka dërguar një mesazh shumë direkt për mediat në vend.
Sipas tij, nëse nuk do të ketë debat televiziv mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës, atëherë mediat duhet ta bojkotojnë partinë e Ahmetit.
“Po përsëris. Në vend që të bërtasin dhe të ulërijnë, mediat maqedonase dhe shqiptare duhet të shprehin një qëndrim të qartë drejt Reçicës se Vogël: nëse nuk ka debat televiziv Sela – Ahmeti, bojkotoni të gjithë pjesëmarrësit e BDl në të gjitha debatet parazgjedhore”, ka shkruar në Twitter, Arsim Zekolli.
I pyetur gjatë ditës se djeshme se a do të pranonte kreu i integristëve një debat televiziv me Ziadin Selën, Artan Grubi nuk pati përgjigje direkte. Ai theksoi se Ahmeti është i gatshëm të debatojë fillimisht me Zaevin e Mickoskin e pastaj me te gjithë krerët e partive shqiptare, por më parë këto te fundit do duhej të bëhen bashkë.