Zejd për TVKlan: Sela më tha që në listën e nënshkrimeve kundër Qeverisë nuk do të jetë “Levica” (Video)

Deputeti nga radhët e Alternativës, Skënder Rexhepi sot tha se është për rrëzimin e qeverisë, megjithatë nuk mund të luftohet një e keqe me një të keqe tjetër.

“Të jesh me një listë me njerëz të tipit të cilët e rrisin vetëm me urrejtjen ndaj shqiptarëve, atë nuk e kam lejuar asnjëherë dhe nuk ma lejon, as edukata njerëzore e as familjare”, tha Rexhepi.

Më tej, ai sqaroi rrethanat në të cilën vendosi nënshkrimin e tij në listën për rrëzimin e Qeverisë.

“Ne u mblodhëm të gjithë deputetët dhe në bazë të informacioneve që erdhën, kishim marrëveshje që në listën e nënshkrimeve të jenë, VMRO-ja, koalicioni ynë, LDP-ja dhe BESA që i binte 61. Dhe unë insistoja që ne si koalicion të ishim të fundit që do të nënshkruajmë dhe disa herë kam thënë që nuk guxon të jetë e majta, ta keni parasysh. Jo nuk është sigurisht më thanë”, u shpreh Zejdi.

Furkan Saliu: Kush ju tha që nuk do të jetë “E majta”?

Zejd: Ata që ishin aty, posaçërisht kryetari i Aleancës i cili ka qenë në bisedime me Micoskin. Ata kanë biseduar, listat erdhën te ne pas atyre edhe të paktën tre herë e kam përmendur që ai s guxon të jetë, dhe më thanë që s’do jetë. Nënshkrimin tim e dhash, edhe pse kërkoja siguri që të ishte edhe PLD-ja dhe BESA, sepse një VMRO që na i humbi 27 mijë vota do të vazhdojë të na dëmtojë edhe më tepër.