Barcelona dëshiron transferimin e Brozovic në “Camp Nou”

E ardhmja e kroatit mbetet në dyshime, pasi kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm, përcjellë lajmi.net.

Manchester United, PSG dhe Tottenham thuhet se kanë qenë të interesuara për mesfushorin, që ka shënuar një herë dhe dhuruar dy asistime në 15 paraqitje këtë edicion.

Sidoqoftë, La Repubblica raporton se Brozovic pëlqehet nga Barcelona, me katalunasit që duan transferime me vlera të ulëta, shkaku i problemeve financiare.

Inter nuk është duke mundur të plotësojë kërkesat e Brozovic, derisa nuk duan ta humbasin as falas në verën e vitit 2022/23.

Kroati ka shënuar 26 gola dhe regjistruar 35 asistime në 257 paraqitje për Inter, duke fituar titullin e Seria A me “Neurazzurët”.