Zëdhënësi iranian: S’ka vendim për bisedimet e fundit me ShBA-në

Irani ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në një raund të dytë negociatash me ShBA-në, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit.

“Deri tani, nuk kemi plane për raundin tjetër të negociatave dhe nuk është marrë asnjë vendim në këtë drejtë”, ka deklaruar zëdhënësi Esmail Baghaei, shkruan AFP, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se po dërgon një delegacion në Pakistan të udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance për bisedimet e planifikuara për të hënën në mbrëmje.

I dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të marrë pjesë gjithashtu./Klankosova.tv