Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së u shetit me skafander gjatë orës policore

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, sonte u shetit me skafander gjatë orës policore. Nga partia e tij kanë njoftuar se kjo shetitje është bë në shenjë revolti për prezencën e dy deputetëve të LSDM në seancën e sotme parlamentare, transmeton gazeta Lajm.

“Shkelja e sotme e ligjeve nga ana e pushtetit dhe sjellja e deputetëve të sëmurë në Kuvend, tregoi se Zoran Zaev dhe LSDM nuk respektojnë ligjet”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE.