Zëdhënësi i UNICEF-it thirrje për të ndaluar vrasjen e fëmijëve në Gaza: Më duket sikur po mbarojnë…

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, bëri një thirrje emocionale në emër të fëmijëve në Gaza, për të ndaluar vrasjen e tyre.

Me anë të një video-mesazhi, u shpreh se tashmë po i mbarojnë edhe mënyrat për të shpjeguar tmerret që prekin të pafajshmit.

“Më duket sikur po më mbarojnë mënyrat për të përshkruar tmerret që godasin fëmijët këtu”, thotë ai në një video të postuar në internet. Më duket sikur po dështoj në aftësinë time për të përcjellë vrasjen e pafund të fëmijëve këtu. Dhe kështu ndoshta nëse bota mund t’i shihte ata në rrezik”, shprehet ai.

Më pas kamera më pas tregon dy foshnja të porsalindura, për të cilat zëdhënësi UNICEF-it shprehet kështu.

“Njihuni me Khaled dhe Hannah. Ju lutemi, takoni ata, shihni ata. Dhe lutuni që të jenë gjallë pas disa ditësh”.

Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi ka raportuar se 70% e 15,899 palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori janë gra dhe fëmijë.

Top Channel