Zëdhënësi i UÇK-së kalon në AlternAtivA

Hajrulla Misini – i njohur me nofkën Komandant Shpati sot ka aderuar në partinë e Afrim Gashit, AlternAtivA.
Duke qëndruar në selinë e Alternativës, Shpati edhe zyrtarisht iu bashkua kësaj partie.
Kujtojmë se Shpati ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Në kohën kur filluan të dalin në skenë pisllëqet e BDI-së ai, për arsye morale dhe mospajtime politike, u largua nga ajo parti dhe deri tash ka qëndruar anash. Megjithatë, duke parë frymën e re që po krijohet në këto zgjedhje, ai ka vendosur që ta japë kontributin e tij në Alternativë.