“Monstra”, Sinisha Aleksovski thotë se ka pasur takim edhe me Zaevin

Sinisha Aleksovski është takuar edhe me ish kryeministrin Zoran Zaev, lidjur me rastin “Monstra”. Ai bëri të ditur se madje kanë zhvilluar dy takime, në të cilat kanë biseduar për dyshimet e Zaev lidhur me përfshirjen e Aleksovskit dhe zyrtarëve të policisë në këtë rast, raporton SHENJA.
“Personalisht kam pasur 2 takime. Njëri takim është bërë me kërkesë timen dhe është mbajtur në kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov dhe me prani të këtij të fundit. Takimi tjetër është mbajtur me kërkesë të Zaev dhe është zhvilluar në kabinetin e tij, gjegjësisht në Qeveri. Kërkuam sqarime për ato zëra të përfshirjes sime. Ai më është përgjigjur se tek ai kanë ardhur zëra të tilla. I thash që të ndaloj ta keqpërdor emrin tim dhe ai nuk mu përgjigj asgjë”.
Sa i takon njohurive paraprake se do të ndodh “Monstra”, Aleksovski u përgjigj se në formë të shkruar nuk ka pasur njohuri të tilla. Megjithatë një zyrtar policor thotë se e ka lajmëruar se nëpër male po lëviz një grupë dhe duan të sulmojnë një stacion policor, por thotë se ishte info e pakonfirmuar.
“Para festës fetare të Pashkëve, ne çdo herë përgatitemi për ndonjë sulm eventual terrorist në objektet fetare. Një zyrtar policor më dha një interpretim se një grup po shetit maleve dhe duan ta sulmojnë një stacion policor. E pyeta se a është e dhënë direkte apo interpretim. Më tha që nëse unë kam info të tilla ti ndajë me të. Pastaj më erdhi një sms, pasi unë telefon alo alo nuk përdori pothuajse kurrë, më tha se bëhet fjalë për një nëpunës policor Bashkim Bajrami i cili ishte në arrati”./SHENJA/