Zbulohet pse ia jep detin Greqisë / Rama si rusi Medvedev kalorës i Madh, i sllavo-ortodoksisë

Kryeministri i Shqipërisë, i cili nuk po heq dorë nga Ballkani i hapur, nuk është thjesht në një betejë personale të tij.

Ai është misioni, të cilin e obligon – urdhri i kalorësit të ortodoksisë sllavo-greke.

Siç rezulton nga organizimi kishtar ortodoks, ai nuk është vetëm autoqefal brenda shteteve, apo siç pretendohet se ka një piramidë, që ngrihet nga baza kah Patrikana e Stambollit.

Në fakt, lidhjen e ortodoksisë në botë e bën, si duket, jo vetëm në mënyrë figurative apo simbolike, por në mënyrë misionare, Patrikana e Kishës Ortodokse e Jerusalemit, e cila dominohet nga priftërinjtë grek.

I dekoruari nga ajo e merr përsipër misionin, që ia ngarkon, në këtë rast Patrikana e Kishës Ortodokse e Jerusalemit, e cila dominohet nga priftërinjtë grek.

Nga viti 2015 në shërbim klasik ndaj Greqisë dhe ortodoksisë jo shqiptare

Pranimi i kërkesës-urdhrit të Greqisë, që ia bën Edi Rama, pa kundërshtim, që çështja e delimitimit të kufirit ujor me helenët, të ndahet në një gjykatë arbitrazhi, pavarësisht se kjo mund të bëhej dhe duhet të bëhet nga komisionet dypalëshe, ku shqiptarët nuk mund të humbin territor, dëshmon për misionin e kryeministrit të Shqipërisë, që hapur ka zgjedhur nënshtrimin, dhe favorizimin për Greqinë.

Ishte dhjetori i vitit 2015 kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e bëri një udhëtim zyrtar në Izrael. Por, përveç takimeve zyrtare me autoritetet izraelite, ai e kishte mbajtur fshehtë, një udhëtim në Jerusalem, qytet i tri besimeve, krishterimit, islamit dhe judaizmit, që gjithashtu konsiderohet edhe si qytet historik i hebrenjve, i përmendur që në Dhiatën e vjetër, librin e shenjtë të Mojsiut (Musait).

Aty Rama, sipas videove dhe fotove nga ceremonia, Rama u kurorëzua me urdhrin, “Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”, sipas një shkrimi të historianit Arben Llalla të vitit 2017.

“… në 12 dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë bëri një vizitë në Jerusalem dhe gjatë kësaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”.

“Medaljen dhe vlerësimin që ia varën në qafë Edi Ramës, e kanë marrë dhe politikanë të tjerë të lartë si kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, ish-kryeministri Jorgo Papandreu, ish-kryeministri Andonis Samaras, kryetari i Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadhis, kryetari i Republikës së Ukrainës Petro Poroshenko, kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Dhimitri Drucas, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, kryetari i “Demokracisë së Re”, Qiriakos Micotaqis, Dora Micotaqis-Bakojani, e kështu me radhë”, shkruante Llala.

Siç vëren me të drejtë Llalla me atë titull janë nderuar “politikanë ortodoks, punëtor të dalluar të nacionalizmit grek apo sllav”.

Por, ky titull sot merrë një rëndësi të veçantë, pas luftës që po ndodhë në Ukrainë, pushtimit rus.

Siç bie në sy, Rama i bie se është në miqësi, sipas ‘gradave’ të Sionit, me ish-presidentin e Rusisë Medvedevin, mbrojtës dhe një i nënshtruar i diktatorit Putin.

Serbia nuk po i vë sanksione Rusisë, Greqia, fshehtas bashkëpunon me Rusinë, dhe Edi Rama, po e mbron në çdo hap Serbinë, që të mos goditet nga Perëndimi për shkak të sanksioneve. Greqisë i fal detin, ndërsa Kosovës i vë çdo pengesë të mundshme, dhe asnjë fjalë, asnjë presion apo kusht që grekët ta njohin Kosovën.

“Urdhri i lartë i jepet vetëm personaliteteve ortodokse që kanë kontribuar për Kishën Greke”, thotë Llalla.

Përveç se me shumë gjasë i kishte shërbyer, ai pra ende është duke shkuar drejt zenitit të shërbimit të ortodoksisë greko-sllave.

Nuk dihet nëse Llalla mund të ketë qenë krejt i saktë në datë, pasi vetë Edi Rama me 21 dhjetor 2015 e kishte postuar në tviter, një foto nga vizita në Tel Aviv, ku ishte takuar me kryeministrin e asaj kohe, të Izraelit, Netanjahun.

Vetëm shqiptarët, të cilët formalisht e kanë edhe kishën e tyre autoqefale, lejojnë që ta kenë në krye të shtetit, qeverisë, një njeri me obligime nga një organizim kishtar i huaj, madje armiqësor, siç është treguar kisha greke, po edhe ajo serbe pa dyshim, ndaj shqiptarëve, gjatë gjithë historisë së tyre.

Sipas të dhënave që gjenden edhe në vikipedia, Patriarkana Ortodokse Greke e Jerusalemit, që është e njohur gjithashtu si “Kisha Ortodokse Greke e Jerusalemit, dhe nganjëherë e njohur si Kisha e Sionit, është një kishë autoqefale brenda komunitetit më të gjerë të Krishterimit Ortodoks Lindor. Ajo konsiderohet se është themeluar në mesin e shekullit të pestë si një nga patrikanat më të vjetra. Ajo e ka selinë në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem dhe aktualisht udhëhiqet nga Patriarku i Jerusalemit, Theophilos III. Juridiksioni kishtar i Patrikanës përfshin afërsisht 200,000 deri në 500,000 të krishterë ortodoksë në të gjithë “Tokën e Shenjtë” të Izraelit, Palestinës dhe Jordanisë.

Kjo kishë e kremton liturgjinë e saj në ritin e lashtë bizantin – gjuha e shenjtë e të cilit, greqishtja koine, është gjuha origjinale e Dhiatës së Re – dhe ndjek vitin e saj liturgjik sipas kalendarit Julian.”

Rrjedhojë, falja e detit Greqisë

Lojën e fshehtë të Ramës me Greqinë, të paktën publikisht e kanë denoncuar sot edhe Ilir Meta dhe Sali Berisha, i pari në një takim me gazetarë, dhe i dyti në Kuvendin e Shqipërisë, në seancë parlamentare.

Image

Presidenti Ilir Meta, ia zbulon mashtrimin Ramës

“Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë negociatat. Nuk jam informuar nga qeveria se me çfarë akti ka kaluar në zhvillime negociatash për këtë çështje. Rama dhe asnjë zyrtar tjetër i qeverisë nuk është pajisur me autorizim nga presidenti për të negociuar apo diskutuar me Greqinë. Aq më pak për të vendosur nëse kjo çështje do të shkojë në palët ndërkombëtare. Sovraniteti territorial i Shqipërisë i përket popullit shqiptar. Presidenti vlerëson se Kuvendi duhet të informohet dhe të vendosë në lidhje me zgjidhjen që ofron çështja. Kushtetuta aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj. Ritheksoj se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas kësaj date do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente”, tha Meta.

Sipas Sali Berishës është e papranueshme, që kryeministri i Shqipërisë, në një mënyrë e padi presidentin e shtetit, tek autoritetet greke, në këtë rast tel ministri i Jashtëm i Greqisë, që në këtë rast është një autoritet më i ulët se kryeministri!

“… Di që akti i padisë së presidentit të Republikës tek një i huaj, në një kohë që nuk i ke dërguar asnjë kërkesë për autorizim, përbën një akt të ulët, në ultësinë më të madhe, përbën një akt të cilin e denoncoj këtu me forcën më të madhe.

A mund të ecet kështu, a mund të ecet me një njeri që fut thika, mashtron pa skrupull. Nëse presidenti nuk do e firmoste, duhej të njoftonte popullin shqiptar, e jo të ankohej tek ministri tjetër’, ka thënë sot Berisha.

Llalla shtronte me të drejtë asokohe pyetjen: “Tani mbetet për t’u zbuluar kontributi i vyer që ka dhënë Edi Rama për Kishën e Greqisë që të meritonte medaljen”?.

Pra, siç theksuam në fillim, Rama kishte marrë përsipër një mision, ta ndihmonte qarkun e krishterë ortodoks ballkanik, duke sakrifikuar interesat e shqiptarëve, për grekët dhe serbët në vazhdimësi!

Cila është e vërteta e trashëgimisë dhe historisë në Greqi?

Shqiptarët pa dyshim që janë viktima të dhunës së vendimeve politike ndërkombëtare, në Greqi, në emër të ringjalljes së një civilizimi të shkuar para dy mijë vitesh, dhe

Të vërtetën politika ndoshta nuk do ta lejojë kurrë, që të zbardhet deri në fund, por sipas shumë autoriteteve të shkencave si të historisë, arkeologjisë, folklorit dhe të tjerave, shqiptarët ishin aty në Greqinë e sotme, para se të vinin, ata që sot i quajmë grekë. Në tokën e tyre prej dhjetëra-mijëra vitesh.

Pra, edhe deti, si toka, e lumenjtë, ishin trashëgimi shqiptare, sikurse edhe kostumet – veshjet kombëtare.

“Armëtarët dhe të krishterët grekë të punësuar si roje-policore, madje edhe në More, vishnin gjithashtu këtë fustanellë; por ishte fama e shqiptarëve – për reputacionin ushtarak në rënie të armëtarëve atëherë, dhe atij të Suliotëve në ngjitje – e cili i nxiti grekët modernë për ta miratuar fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar.

Si pasojë e këtij admirimi të Shqiptarizmit, oborri i Mbretit Otho mori aspektin e tij melo-dramatik, dhe ndriti nën një imitacion veshje të pavlerë xhinglash të pasura dhe të shkëlqyera, që tërhoqën vëmendjen e Çajld Haroldit në galeritë e kështjellës së Tepelenës; por fustanella e basmës varet rreth këmbëve të grekëve si një këmishë nate prej letre, ndërsa fustanella e bardhë e Toskëve, e bërë nga një produkt i fortë amtar tezgjahu, bie si përthyerje e këndshme e një cohe antike.”, shkruante historiani George Finlay në “Historia e Revolucionit grek”.

Greqia mbi sovranitetin e Shqipërisë?!

Me të drejtë intelektuali etnolog Jaho Brahaj, parashtron ironikisht si dilemë, tezën: “Shqipëri e “Pa Mvarme”, duke iu referuar sjelljes së ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë para kryeministrit Rama. Ai sjelljen e tij, e quan si të një “mëkëmbësi”, pra të një mbretërimi të ri, fatkeqësisht të huaj, që shkel sovranitetin.

“Ministri i Jashtëm grek Dendias në Tiranë: – Një Komunikim si Mëkambës në Republikën Shqiptare me një kërcënim:

– Ministri i Jashtëm i Greqisë tha se, “kishte udhëtuar drejt Tiranës edhe për ti komunikuar kryeministrit Edi Rama vendimin e Athinës zyrtare për përcjelljen e çështjes së delimitimit të zonave detare dhe të shelfit kontinental në Hagë”.

– Dendias refuzon diskutimin për Çamët, ndryshe paralajmëron “Pasoja” për Shqipërinë”.

Në FB publikohen me delir harta të vjetra të Ballkanit, por Butrinti jepet me qira apo… Qeveria ngulmon për “Ballkanin e Hapur”. E njerëzit (shqiptarët) po ikin”, shkruan i revoltuar Braho./B.S