Zjarrëfiksat kumanovarë ndihmuan kolegët për shuarjen e zjarrit në Tetovë

Zjarrfikësat e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes Kumanovë, mëngjesin e djeshëm i ndihmuar kolegët në shuarjen e zjarrit të madh që papritmas shpërtheu në Fabrikën e Duhanit në Tetovë. Ekipi I këtillë i zjarrëfikësve nga Kumanova përbëhej prej 5 zjarrfikësve dhe një makinë zjarrfikëse.
“Vetëm një ekip na është kërkuar dhe e kemi dërguar menjëherë. Nëse ka nevojë për më të tepër, ne jemi të gatshëm”, ka thëne me këtë rast kreu, komandanti i Zjarrëfikësve të Kumanovës z.Dekan Ilievski.
Zjarri në Tetovë shpërtheu dje në mëngjes rreth orës 9.30 në depon e fabrikës për materiale ndërtimore të formës “Pofix” të cilat ndodhen në ish-lokalin e “Maqedonia Tabak”. Në këto hapësira kishte të deponuara stiropor, i cili si lëndë djegëse, ka ndihmuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit por edhe në shuarjen e vështirë. /KumanovoNews