Zbulohet paga marramendëse e Cristiano Ronaldos në Arabi

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, nuk ka as një vit të plotë që prej se u transferua në Arabinë Saudite dhe tashmë ka fituar një shumë të madhe parash në këtë vend, kanë raportuar mediat britanike.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Ronaldo nënshkroi një kontratë me klubin saudit Al-Nassr pasi një mosmarrëveshjeje me Erik ten Hag dhe u largua nga Manchester United.

Lëvizje e Ronaldos në Arabi, joshi edhe shumë yje të futbollit që ndoqën hapat e tij.

Në Arabinë Saudite erdhën njëri pas tjetrit emra si Neymar, Sadio Mane, Roberto Firmino, Karim Benzema, Riyad Mahrez, Jordan Henderson, Ruben Neves e shumë të tjerë.

Të gjithë ata fitojnë shuma marramendëse në Arabinë Saudite, por askush nuk i afrohet afër Ronaldos. Paga e portugezit është 203 milionë euro në vit, ndërsa interesant është fakti se ai mbledh më shumë se 4 milionë euro në javë.

Mediat britanike kanë llogaritur shifrën që ka fituar në Arabinë Saudite deri më tani. Nga dhjetori deri në pagën e tij të fundit në Arabinë Saudite, Ronaldo fitoi pak më shumë se 175 milionë euro, çka konfirmon se transferimi ia vlente më shumë.

Ronaldo padyshim nuk erdhi në Azi vetëm për të fituar para dhe tashmë ka shënuar 36 gola në klubin e tij të ri. Djali i tij Cristiano Junior (13), i cili ka dëshmuar se ka një talent të madh luan gjithashtu për grupmoshat e Al-Nassr.